Programming

Në fillim, zgjidh problemin. Pastaj, shkruaj kodin. Në qoftë se ka diçka të sigurt, është që karriera në kodim & programim ka potencial të madh përfitimi. Janë të shumta drejtimet e profesionit që mund të merrni duke filluar që nga web apo software developer, game apo android developer, e duke vazhduar më tej me database administrator dhe data analyst. Programimi nuk shihet më si një drejtim apo hobi vetëm për të fiksuarit pas teknologjisë, por si një aftësi mjaft e kërkuar dhe e vlerësuar në tregun bashkëkohor.

Design

Design-i është aty ku arti & shkenca bashkohen. Në realitetin modern përmirësimi i perspektivës visuale ka një ndikim thelbësor, se si kompanitë vendosin të prezantohen. Përveç pjesës së vlerësimit ekziston liria për të zgjedhur specialitetin ku jepni më të mirën. Mësoni të jeni më kreativ nëpërmjet paketave profesionale më të vlefshme.

Digital Marketing

Biznesi ka vetëm dy funksione- marketingun dhe inovacionin Aftësitë në Digital Marketing janë seriozisht të kërkuara dhe boshllëku që kërkon këto aftësi është drejt zgjerimit. Më shumë se kurrë bizneset dhe brand-et janë të orientuara drejt prezencës dhe shtrirjes së aktivitetit të tyre online.

Inxhinieri & Arkitekturë

Arkitektura & Inxhinieria janë arte pamore, ndërtesat flasin vetë. Këto fusha tërheqin njerëz pasionantë dhe të vendosur, që mendojnë njësoj midis tyre. Profesionistët që ndjekin këto programe përditësohen me të rejat më të fundit në fushat përkatëse, si edhe fitojnë të drejtën për të zhvilluar aktivitetin e tyre profesional.

Programe të Tjera

Ne ose do të gjejmë një mënyrë, ose do ta krijojmë një të tillë. Me teknologjinë gjithnjë drejt avancimit, fillimi i karrierës ne IT hap kaq shumë mundësi punësmi. Duke theksuar rëndësinë që po merr Linux, si sistemi më i mirë operativ për të eksploruar dhe lehtësuar ngarkesën e punës, ajo çfarë ju pret është tërësisht një rrugë e re suksesi. Njohja e përdorimit të MS Office ju jep siguri në hartimin e dokumentave, realizimin dhe paraqitjen e prezantimeve.

Gjuhë të Huaja

Përhapja e multikulturave ka zgjeruar më tej mundësitë e karrierës. Shumë kompani apo biznese kërkojnë profesionistë të gatshëm për t’u përshtatur dhe vepruar ne mjediset e tyre kulturore, multilinguale. Urat e komunikimit përtej vendit ngrihen duke mësuar gjuhë të tjera dhe duke pasuruar mënyrat e të shprehurit.