Të suksesshëm në formimin e profesionistëve të vërtetë.
Trajnime Profesionale
“Investimi në dije paguan interesin më të mirë.”

Programim
Mësoni hap pas hapi se si të programoni një website, aplikacion apo të menaxhoni një database nëpërmjet HTML, CSS, JAVA si dhe MySQL.
Më Shumë
Dizajn
Krijoni përmbajtje vizuale si një mënyrë komunikimi. Nëpërmjet design-it jeni në gjendje të shpalosni gjithe idetë tuaja krijuese, të shprehura bindshëm nga aftësitë që merrni.
Më Shumë
Marketing Digjital
Specializohu në Digital Marketing për të mësuar dhe përmirësuar rankimin e brand-it tuaj në motorrët e kërkimit dhe në platformat sociale. Filloni një karrierë që i përket së ardhmes.
Më Shumë
Inxhinieri & Arkitekturë
Të organizuara në mënyrë që të edukojnë arkitektët dhe inxhinierët e ardhshëm, si profesionistë novatorë dhe krijues. Jepni impaktin tuaj në komunitet.
Më Shumë
Programe të Tjera
Fillimi i karrierës ne IT, më shumë mundësi punësmi. Duke mësuar Linux, ajo çfarë ju pret është tërësisht një rrugë e re suksesi. Paketa thelbësore MS Office, me aplikacionet desktop.
Më Shumë
Gjuhë të Huaja
Mësimi i gjuhëve të huaja është shtysa tjetër në rrugëtimin tuaj profesional. Bëhu profesionisti i gatshëm për t’u përshtatur dhe vepruar në mjedise të ndryshme kulturore dhe multilinguale.
Më Shumë
Në Mbështetje të Studentëve
Falë kartës së studentit përfiton 20% ulje
nga tarifa për çdo program
profesional.

Shtoi Vlerë Formimit Tënd Profesional
Për çdo trajnim të dytë paguaj 15% më pak.
+2375
student të regjistruar në dominusoft
Rruga Drejt Karrierës
DominuSoft është një institucion që operon prej vitesh në tregun kombëtar dhe jo vetëm. Me nje ekipi te përbëre nga individë të aftë, me eksperiencë dhe energji, jemi gjithmonë të gatshëm të gjendemi pranë nevojave të shoqërisë. Duke mbajtur në fokus zhvillimin profesional të individit, ne kemi arritur të sigurojmë orientim dhe këshillim për karrierë, deri në punësim falë marrëveshjeve të bashkëpunimit me kompani në Shqipëri dhe më gjerë.
Dëshmi të Kursantëve
Kam studiuar në fakultetin ekonomik dhe kam mbaruar masterin për marketing. Pas përfundimit të universitetit, zgjodha të ndjek trajnimin në Dominusoft për Digital Marketing dhe SEO për të zhvilluar më tepër njohuritë. Pas përfundimit të trajnimit u njoha dhe me agjensinë e marketingut Concept Marketing, ku jam punësuar.

Kam mbaruar studimet në Fakultetin e Shkencave të Natyrës për degen Informatikë. Jam njohur me Dominusoft Trainings nëpërmjet rrjeteve sociale. Zgjodha kursin për Web Development Python. Projekti që zhvillova u zgjodh si një ndër projektet më të mira dhe për këtë arsyje fitova mundësinë për internship. Përgjatë internship-it u angazhova me një projekt real ku bashkëpunimi në grup më ndihmoni së tepërmi për t'u rritur profesionalisht.

Fillimisht u njoha me Dominusoft nga eksperienca e një shoku dhe më pas vendosa që të bëhesha pjesë e Dominusoft. Së pari kam ndjekur trajnimin për C/ C++ . Serioziteti dhe angazhimi maksimal më sollën përseri në Dominusoft, por kësaj rradhe në programin Web Development Python. Projekti im u zgjodh si një ndër më të mirët, kështu që u përzgjodha të ndjek internshipin. Eksperienca në Dominusoft, ka qënë zgjedhja më e duhur për karrierën e time.

Në fillim jam njohur me Dominusoft me anë të instagramit duke pare postime e video nga më të ndryshme nga krijimet e kursantëve dhe mbrojtjet e projekteve që kanë bërë gjatë trajnimeve. Në përfundim të trajnimit që zhvillova në Graphic Design, projekti im u vlerësua një nga më të mirët dhe për këtë arsyje fitova dhe internshipin. Në përfundim të internshipit në Dominusoft fillova punë, full-time si Graphic Designer në një nga kompanitë më të mëdha në Shqipëri.

Kam përfunduar programin për Digital Marketing & SEO, një eksperiencë nga e cila kam ngelur shumë e kënaqur. Aktualisht jam e foksuar në Email Marketing dhe Social Media, të cilat më kanë ndihmuar në përmirësimin e biznesit tim familjar. Njohuritë dhe mbështetja në DominuSoft bënë të mundur realizimin e një ëndrre.

Ky trajnim m’u rekomandua nga një miku im, i cili kishte një eksperiencë të mëparshme në DominuSoft. Ajo çfarë vura re ishte një mikpritje fantastike, staf i kualifikuar dhe programe zhvilluese bashkëkohore. Qëllimi ishte të kualifikohesha për një aftësi të re dhe të arrija promovimin në punën time.

Duke qenë se tregu i profesionit tim të ardhshëm kërkonte aftësi të mira në programim, vendosa të ndiqja një trajnim “JAVA”. Si një studente në degën e informatikës ekonomike ky program ishte një shtysë shumë e madhe. Projekti që realizova në fund të trajnimit u përzgjodh si më i miri dhe kështu fitova mundësinë e një internshipi ku praktikova të gjithë njohuritë e fituara. Përfundimi: Zgjidhja më e mirë në rrugën e karrierës time.

Në moshën 17 vjeçare vendosa që të ndiqja një trajnim në Graphic Design. Pas përfundimit me sukses DominuSoft-i më orientoi drejt “EJAlbum” për të punuar. Falë stafit profesional dhe kompetencave të fituara, unë tani punoj si grafik dizajner, ku merrem me dizajnin e albumeve fotografike dhe editimin e fotove.

Evente
Partnerët




















