Design

Design-i është aty ku arti & shkenca bashkohen. Në realitetin modern përmirësimi i perspektivës visuale ka një ndikim thelbësor, se si kompanitë vendosin të prezantohen. Përveç pjesës së vlerësimit ekziston liria për të zgjedhur specialitetin ku jepni më të mirën. Mësoni të jeni më kreativ nëpërmjet paketave profesionale më të vlefshme.

Graphic Design

Graphic Design

Fitoni para duke bërë art! Graphic Design ju jep aftësi në fushat e ilustrimit, web design, aplikacioneve për smartphone dhe grafika. Graphic Design është arti dhe profesioni i komunikimit vizual. Gjatë trajnimit të Graphic Design do të mësoni të komunikoni dhe kombinoni ide për të informuar konsumatorët përmes formave fizike dhe atyre virtuale që përfshijnë imazhe, fjalë ose grafikë.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
Motion Design

Motion Design

Video është komunikimi më i fuqishëm në ditët e sotme. Trajnimi i Motion Design ka në fokus të mësoni të promovoni një objekt, shërbim apo një kompani duke krijuar dhe shtuar në video efekte dhe lëvizje grafike. Gjatë trajnimit dhe deri në përfundim të tij do të mësoni të editoni, shtoni audio dhe video, shtoni tituj, dhe eksportoni projekte me Adobe Premiere Pro. Gjithashtu do të jeni ne gjendje të krijoni video me efekte vizuale dhe lëvije grafike në 2D dhe 3D, duke përdorur Adobe After Effects.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
UI/UX

UI/UX

Design-i krijon kulturë, kultura formon vlera. Trajnimi ne UI/UX ka si qëllim t’ju mësojë të aftësoheni për të fituar titullin si arkitekt i një programi kompjuterik, faqe interneti apo aplikacioni per smartphone. Gjatë trajnimit do të mësoni heuristikat e nevojshme për të krijuar një aplikacion sipas trendeve të fundit, psikologjisë së njeriut dhe skanimit të syrit, për të arritur qëllimin e caktuar të aplikacionit dhe përdorimin sa më efektiv të tij. Gjithashtu ju do të mësoni tools të nevojshëm për të zhvilluar mockup-et dhe prototipet.

  2 hërë/javë   28 orë
Mëso më Shumë