Programming

Në fillim, zgjidh problemin. Pastaj, shkruaj kodin. Në qoftë se ka diçka të sigurt, është që karriera në kodim & programim ka potencial të madh përfitimi. Janë të shumta drejtimet e profesionit që mund të merrni duke filluar që nga web apo software developer, game apo android developer, e duke vazhduar më tej me database administrator dhe data analyst. Programimi nuk shihet më si një drejtim apo hobi vetëm për të fiksuarit pas teknologjisë, por si një aftësi mjaft e kërkuar dhe e vlerësuar në tregun bashkëkohor.

Web Design

Web Design

Bëhu Frontend Developer për të krijuar atë që përdoruesi sheh në një browser. Web Design praktikohet si hapi i parë i një programuesi. Me përqafimin e teknologjisë, prezenca e klientëve online dhe blerjeve po shkon drejt rritjes. Në të njëjtën kohë rritet dhe kërkesa për një faqe dinamike, kreative. Faqet e bizneseve në Shqipëri janë në zhvillim, duke siguruar një treg të gjerë pune. Ky trajnim do t’ju mësojë çdo gjë që duhet të dini në lidhje me Web Design, duke përfshirë dizejnim, kontent dhe kodim.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Web Development- Python

Web Development Python

Një website perfekt në dizajn dhe funksionalitet. Python është një gjuhë shumë e njohur programimi, e cila përdoret në server për ndërtimin e aplikacioneve Web dhe jo vetëm. Kjo gjuhë programimi ka fituar popullaritet për shkak të sintaksës dhe lexueshmërisë së qartë. Program mjaft praktik si për fillestarët, ashtu edhe për ata që kanë njohuri në programim. Python është open source, që do të thotë se është i lirë për t'u përdorur, madje edhe për aplikime komerciale.

  2 hërë/javë   45 orë
Mëso më Shumë
Web Development- PHP

Web Development PHP

Zhvillo një website tërësisht funksional, duke përfunduar me sukses Frontend-in dhe Backend-in. PHP është një gjuhë skriptimi nga ana e serverit, që përdoret për të zhvilluar faqet e internetit statike dhe ato dinamike, si edhe aplikacionet në internet. PHP mund të përdoret për shumë detyra programimi jashtë kontekstit të web-it, siç janë aplikacionet grafike të pavarura. Është mjaft i përshtatshëm për web content dhe backend data output. PHP është i përshtatshem për Web Development, prandaj dhe përdoret për të zhvilluar aplikacione web me MySQL Database.

  2 hërë/javë   45 orë
Mëso më Shumë
Fullstack MERN Technologies

Fullstack MERN Technologies

JavaScript, gjuhë e përdorur për të shtuar dinamizëm në faqe. JavaScript është gjuhë programimi e thjeshtë e integruar me HTML, është open source dhe cross-platform. Gjerësisht e përdorur për t’iu ofruar klientëve eksperiencën më të mirë të përdorimit. Fullstack web developer profilizohesh duke përvetësuar JavaScript. Sipas statistikave çdo web ka 97,5% të implementuar JavaScript-in.

  2 hërë/javë   45 orë
Mëso më Shumë
ASP.NET/ C Sharp

ASP.NET/ C Sharp

Microsoft ASP.NET është një framework zhvillimi, që përdoret për ndërtimin e faqeve dinamike, web service, dhe aplikacioneve robuste të përqëndruara tek databaza. Gjatë trajnimit do të mësoni se si të krijoni aplikacione windows duke përdorur C Sharp. Ju do të merrni njohuri dhe aftësi që do t'ju lejojnë të përmirësoni ndjeshëm performancën dhe shkallëzimin e aplikacioneve windows, duke përdorur visual studio. Fokusi i këtij trajnimi është të fitoni kompetencat e duhura në zhvillimin e aplikacioneve të internetit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
C/ C++

C/ C++

Nise si duhet karrierën në programim, duke siguruar themele të forta me gjuhët bazë të programimit. C është një gjuhë programimi procedurale. Kodimi i Operating System është komod duke përdorur gjuhën C, sepse ofron një akses të drejtpërdrejt me memorjen, është i thjeshtë në sintaksë. C++ është një gjuhë programimi që përdoret për të koduar aplikacione me performancë të lartë. Kjo gjuhë është object-oriented dhe e strukturuar.

  2 hërë/javë   34 orë
Mëso më Shumë
JAVA

JAVA

JAVA, më e lehtë për t’u përdorur, për t’u shkruar, përpiluar, korrigjuar gabimet dhe për të mësuar. Java është #1 gjuhë programimi dhe Development Platform. Gjuha e programimit Java është koherente, me kosto të ulët dhe shkurton Development Timeframes. Java është gjuha e parë e programimit për DevOps, AI, VR, Big Data, Continuous Integration, Analytics, Mobile ChatBots. Java është numri një si Development language për microservices.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Mobile & Cloud

Mobile & Cloud

Bëhu autor i një aplikacioni Trajnimi Mobile & Cloud ka në fokus dizejnimin, ndërtimin dhe publikimin e aplikacionit tuaj mobile në Android apo në iOS. Gjatë trajnimit do të mësoni të përdorni teknologjinë cloud për të zhvilluar aplikacione në pajisjet tuaja mobile, që nuk janë gjë tjetër vecse aplikacione mobile, të cilat nuk janë të varura nga sistemet e funksionimit celular ose nga hapësira ruajtëse e pajisjeve mobile.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Database

Database

E dhëna është e çmuar, ajo do të zgjasë më shumë se vetë sistemi! Trajnimi në Database ka si qëllim tju mësojë të krijoni një bazë të dhënash të suksesshme sipas teknikave më të fundit, optimizimin e saj, të automatizoni disa procese në të dhe ta administroni në mënyrë të suksesshme. Gjatë trajnimit do të mësoni se si të krijoni një Database relacionale të optimizuar sipas normalizimeve të nevojshme, për çdo tip biznesi dhe ta plotësoni apo ta përditësoni në mënyrë që të ulet marzhi i gabimit, për vendosjen e të dhënave. Gjithashtu do të mësoni se si të manipuloni këto të dhënat dhe të nxjerrim rezultate të nevojshme.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë
Agular

Agular

Së shpejti

  2 hërë/javë   0 orë
Mëso më Shumë
Trajnimi DevOps

DevOps

DevOps është një metodologji e zhvillimit software që integron ekipet e zhvillimit dhe operimeve për të përmirësuar automatizimin, shpejtësinë, stabilitetin, dhe bashkëpunimin në ciklin e jetës së një aplikacioni. Kombinon teknologji, procese, dhe kulturë të bashkëpunojë për përditësime të shpejta dhe cilësi të lartë.

  2 hërë/javë   40 orë
Mëso më Shumë
Data Analysis

Data Analysis

Analiza e të dhënave është procesi i përpunimit, interpretimit dhe zbulimit të informacioneve të vlefshme nga dataset të mëdha. Përdoret për të gjetur tendenca, marrëdhënie, dhe përvoja që ndihmojnë në marrjen e vendimeve të informuara dhe strategjitë e biznesit.

  2 hërë/javë   32 orë
Mëso më Shumë