Teknologjitë me të cilat punojmë & procesi i punës

Ndërtimi i Website

Pas aprovimit të dizajnit, përcaktohen teknologjitë që të përdoren për ndërtimin e faqes.
Bëhet ndarja në frontend dhe backend. Në frontend mund të përdoren teknologji si HTML, CSS, JavaScript dhe paketa të ndryshme, Bootstrap.
Çdo website përshtatet dhe për mobile, tablet, për ekrane të madhësive të ndryshme. Ai ndërtohet në mënyrë të tillë që të jetë cross-browser (i përshtatshëm dhe i lexueshëm për të gjithë browser-at kryesorë).
Në backend përcaktohet nëse do të përdoret PHP me Laravel apo Python me framework-un Django, duke mos harruar databazën (MySQL, Mongo DB) në të cilën do të ruhen informacionet dhe paneli i administratorit.
Website testohet dhe rishikohet për çdo problem të mundshëm që mund të shfaqë dhe më pas lançohet.

Teknologji Web Developmet